Regjimi sirian ka deklaruar se ka rifituar kontrollin e plotë të qytetit qëndror Homs.
Evakuimi i rebelëve është bërë edhe nga zonat e fundit që mbaheshin nën kontrollin e tyre, transmeton portali arbresh.info
Që nga dhjetori rebelët kanë humbur bastionin e tyre të mëparshëm të Aleppos dhe gati të të gjitha zonave tjera që ata kontrolluan në Damask.
Evakuimi i mbikëqyrur i rebelëve nga rrethi Waer ishte goditja më e fundit e kryengritësve nga trupat e regjimit të mbështetur nga aleatët e tyre rusë dhe iranianë.
Zonat e kontrolluara nga rebelët në Homs ishin kryesisht simbolike, pasi shumica e rebelëve ishin dëbuar nga qyteti gjatë vitit 2014.
Të shtunën janë evakuuar rreth 3 mijë të shpërngulur, duke përfshirë 700 rebelë.
“Nuk ka më armë ose njerëz të armatosur në Waer … mund të deklarojmë se Homs është një qytet i sigurt”, tha Guvernatori i qytetit, Talal Barazi, duke iu referuar rebelëve./Arbresh.info
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër