Tre ditë pas vjedhjes historike, drejtoresha e Luvrit, Laurence des Cars, pranon se bëri një “gabim të tmerrshëm” dhe thotë se ofroi dorëheqjen.
Megjithatë, Ministrja Franceze e Kulturës, Rachida Dati, e refuzoi ofertën e saj, transmeton Klankosova.tv
Des Cars kishte shpjeguar më parë mangësitë serioze të sigurisë. Në një seancë dëgjimore para Senatit Francez të mërkurën, ajo tha se fasada e muzeut të famshëm botëror ishte e pajisur “në mënyrë të pamjaftueshme” me kamera mbikëqyrjeje.
Megjithatë, 59-vjeçarja theksoi: “Muzetë nuk janë fortesa dhe nuk do të bëhen të tilla. Është në natyrën e tyre të jenë të hapura”.
Të mërkurën, muzeu u rihap për herë të parë që nga grabitja e së dielës në mëngjes.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...