Adoleshenjta saudite që është larguar nga familja e saj për shkak të frikës ka arritur në Kanada pasi ky shtet i ofroi azil. Ajo më parë ishte munduar që të shkojë në Australi përmes aeroportit të Bangkokut, por autoritetet ishin munduar ta kthejnë në Kuvajt te familja e saj.
Ajo kishte refuzuar të kthehet në familje dhe e kishte mbyllur veten në dhomën e një hoteli, duke u bërë lajm ndërkombëtar. Dyshohet se familja e saj dëshironte ta vriste për shkak të refuzimit të Islamit. Ministrja e jashtme kanadeze, Chrystia Freeland, tha se al-Qunun është një trimëreshë e re kanadeze.
Në anën tjetër, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë para gazetarëve se vendi i tij i është përgjigjur pozitivisht një kërkese të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë azil vajzës saudite. “Kanadaja do t’i mbrojë gjithmonë të drejtat e njerëzve dhe sidomos të drejtat e grave në mbarë botën”, tha ai.
Ajo arriti në aeroportin ndërkombëtar “Pearson” përmes një aeroplani që ishte nisur nga Koreja Jugore. Vajza ka postuar fotografi në rrjete sociale, duke thënë se më në fund e ka arritur qëllimin e saj, shkruan “BBC”
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri