Refugjatët sirianë, të dëshpëruar për të arritur në Evropë, kanë shitur organet e tyre në tregun e zi, thonë disa ekspertë që po e hulumtojnë rastin.
Një raporti i fundit i zbuluar nga ABC News, ka zbuluar se refugjatët sirianë janë të dëshpëruar të kalojnë në Evropë dhe për t’ia dalur ata shesin organet e tyre në tregun e zi, transmeton arbresh.info.
Fitimet zakonisht shkojnë për organizatat terroriste që merren me kontrabandimin e refugjatëve.
Dr.Campbell Fraser nga Univeristeti Griffith në Australi, ka theksuar se ‘refugjatët që duan të dalin në Evropë, por që nuk kanë mundësi, e bëjnë të pamunudrën për t’ia dalur’.
“Trafikantët zakonisht i detyrojnë ata të pagujnë një ë çmim të lartë për shërbimet e tyre, pra ata që nuk kanë të holla, janë të detyruar të gjejnë një mënyrë për të bërë të holla. Trafikantët kanë mësuar se njerëzit janë të dëshpëruar që të dalin në Evropë, prandaj ecin përskaj tregut të zi”, shtoi ai.
Fraser ka theksuar se shitja e veshkavee një deri te e pesë anëtarëve të familjes mund të sigurojnë rrugën për në Evropë, përderisa një veshkë në tregun e zi mund të shkojë deri në 100 mijë dollarë.
Ai ka theksuar se tregu përshitjen e veshkave ka marrë hov në 5-6 vitet e fundit.
Sipas ekspertit, trafikantët fillimisht ndalojnë në kampet e refugjatëve në Siri, në Yarmouk, afër Damaskut dhe më pas i largojnë ata drejt Libanit kur edhe prezantohen me ndërmjetësuesit për shitjen e veshkave. Procedura e heqjes së veshkave bëhet në Egjipt, me mjete të sofistikuara dhe nëpër spitale të mira.
Fraser ka shtuar se është shqetësuese se në Lindjen e Mesme njerëzit kanë filluar të vriten për organe. Një nga gjërat që kërkohen më së shumti në trupat e humbur janë organet e tyre, ka theksuar ai./Arbresh.info
Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri n...
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...