Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin më 18 nëntor, për të diskutuar zbatimin e të ashtuquajturit propozim të reformës së Eurozonës “Meseberg”, i miratuar në qershor.
Zyrtarët francezë kanë shprehur irritim me ngurrimin e Gjermanisë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mbi qeverisjen e bashkimit monetari, që quhet ndryshe edhe Eurozona, ndaj vizita e Macron shikohet si një tentative për të shtyrë këtë proces.
Njoftimi për takimin mes Merkel dhe Macron u dha nga Pallati i Elizesë, ndërsa në deklaratën zyrtare thuhej se presidenti francez ka parashikuar të mbajë edhe një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit në Gjermani.
Më parë të premten, Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha se Gjermania duhej të vendoste në javët e ardhshme nëse do të shkonte përpara me propozimet franceze për integrimin e bllokut të Eurozonës.
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...