Kryebashkiakja e Barcelonës ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të ndërmjetësojë mes qeverisë spanjolle dhe asaj katalane, në mënyrë që të shmanget tensionimi i situatës politike në vend.
Qeveria separatist e rajonit të Katalonjës po planifikon që të mbajë referendumin për pavarësi të dielen, përdersa Madridi e ka quajtur veprimi anti-kushtetues, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë për Associated Press, Ada Colau, fajësoi atë që ajo e quajti ‘valën e shtypjes’ në qeverinë konservatore të Spanjës.
Colau tha se BE-ja duhet të veprojë për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe të drejtat tjera.
Barcelona është kryeqyteti i Katalonjës. Colau u ka dërguar letra kryetarëve të tjerë nëpër kqyeqytetet e Europës dhe u ka kërkuar atyre që të lobojnë në emër të thirrjes së saj për dialog.
Ajo ka theksuar se votimi i të dieles do të tregojë dëshirën e popullit për të ardhmen e rajonit, por sipas mendimit të saj referendumi nuk mund të konsiderohet si i duhuri, pasiqë Spanja nuk është dakord.
Gjykata Kushtetuese e Spanjës tashmë ka pezulluar referendumin, prandaj edhe nuk mund të llogaritet si i ligjshëm./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...