Lideri i rebelëve sirianë Abu Mohammed al Jolani ka deklaruar se personat përgjegjës për torturimin dhe vrasjen e të burgosurve nën regjimin e Assadit, nuk do të falen nga qeveria e tij.
Në një deklaratë të postuar në Telegram, Jolani tha se ata që janë përfshirë do të ndiqen në Siri.
“Do t’i ndjekim nëpër Siri, e ata që kanë arritur të largohen dhe t’i shmangen drejtësisë, do t’i kërkojmë qeverive të atyre vendeve ku janë strehuar që të na i dorëzojnë”, shtoi ai.
Në anën tjetër, imazhe të shumta sot janë publikuar ku shihet varri i babait të Bashar al-Assadit duke u djegur në vendlindjen e tij Qardaha.
Aty shihen luftëtarët rebelë duke ndjekur nga afër djegien e varrit – përfshirë arkivolin.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, rebelët i vënë flakën varrit në Latakia – zemra e komunitetit Alevi të Assadit. /Telegrafi/
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2
Haxhiu: Votimi i rezolutës riafirmoi qëndrimin tonë për drej...