Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Saeb Erekat tha se Palestina është bërë viktimë e ambicieve zgjedhore të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erekat në një deklaratë me shkrim nga llogaria e tij në Twitter pasi presidenti amerikan Trump njoftoi se Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin dhe se Serbia do të transferojë ambasadën e saj në Kuds.
“Presidenti amerikan Trump sakrifikoi Palestinën për ambiciet e tij zgjedhore”, tha Erekat duke shtuar se Trump dhe ekipi i tij për t’u rizgjedhur përsëri mund të zbatojnë të gjitha llojet e praktikave madje edhe nëse shkatërrojnë paqen dhe rendin botëror.
Ai tha se administrata e Trumpit duke inkurajuar shtetet që të njohin Kudsin e aneksuar si kryeqytet të Izraelit ka shkelur edhe njëherë ligjin, rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të drejtat e palestinezëve.
“Qëndrimi në fjalë është plotësisht i njëjtë me normalizimin EBA-Izrael”, theksoi Erekat duke i bërë thirrje Ligës Arabe dhe Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) që të marrë masa konkrete kundër atyre që inkurajojnë krimet dhe shkeljet kundër territoreve dhe popullit palestinez.
Trump në dhjetor të vitit 2017 njoftoi se SHBA njeh zyrtarisht Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe se vendi i tij ka marrë vendimin për të transferuar ambasadën nga Tel Avivi në Kuds.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...