Pas vendimit që të hapen disa biznese në Mbretërinë e Bashkuar, kanë reaguar të tjera për të cilat ende nuk ka ndonjë vendim.
Ndër ta është edhe artisti i tatuazheve Adam Grant, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Ai ka thënë se nuk mund të kuptoj argumentin me të cilin është marrë ky vendim, por që ndihet i zhgënjyer.
“Ishte një tronditje. Unë nuk mund ta kuptoj argumentin, por personalisht ndjehet shumë irrituese dhe zhgënjyese,” ka thënë. Grant
Ai ka thënë se ishte frustruese të dëgjosh që floktarët mund të hapen më 4 korrik, ndërsa sallat e tatuazheve duhet të qëndrojnë të mbyllura. Grant ka shtuar se sallat e tatuazheve tashmë kanë marrë të gjitha masat.

Njësoj është shprehur edhe Rob ward, pronar i një qendre të fitnesit.
“Ne kemi nevojë për një datë. Kjo është gjëja kryesore”, ka thënë ai.

Edhe Mark Sesnan, drejtor menaxhues i GLL i cili ka në pronësi 200 pishina, me staf prej 11 mijë personave ka thënë se dëshirojnë të kenë një datë për hapje.
Disa nga bizneset që nuk do të u lejohet hapja janë klubet e natës, kazinot, zonat e shtëpive për lojë, masazhet, tatuazhet, sallonet e shpimi, palestrat dhe studiot e vallëzimit, pishinat./arbresh.info/

Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...