Mediat amerikane sot kanë dënuar, duke e quajtur të papranueshëm dhe fyerje ndaj idealeve demokratike, vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të ndaluar pjesëmarrjen e disa mediave, përfshirë CNN-in dhe New York Times, për të marrë pjesë në konferencë përditshme për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, raporton AFP.
Shtëpia e Bardhë dje ua ka ndaluar hyrjen disa mediave, CNN, New York Times, BBC, Los Angeles Times, ndërsa u është lejuar qasja mediave konservatore.
Ndalimi i pjesëmarrjes së mediave në konferencë, i cili veprim nuk ka ndodhur më parë, ashpërson edhe më tej “luftën” mes Presidentit Donald Trump dhe mediave, i cili nuk ka kursyer kritikat e ashpra ndaj mediave. Ai në disa raste nuk ka pranuar t’u përgjigjet gazetarëve të disa mediave, përfshi atë të CNN-in, duke u thënë se publikojnë lajme të pavërteta
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...