Rastet me koronavirus janë ende duke u nivelizuar në Angli, sipas të dhënave nga testet mbi mijëra shtëpi të njerëzve të rëndomtë.
Modelimi për Zyrën Kombëtare të Statistikave vlerëson se janë 2,200 infektime për ditë, transmeton portali arbresh.info.
Pas një pike të ulët në qershor në përqindjen e njerëzve që kanë rezultuar pozitiv për virus, ka pasur një rritje të vogël në korrik.
Kjo është duke qëndruar stabile edhe për javën e fundit të muajit gusht, thotë ONS.
Shifrat e ONS për infektimet janë të bazuara në testimet mbi njerëz pa marrë parasysh a kanë pasur simptoma apo jo, duke e dhënë një pamje më të saktë nëse infektimet e reja a janë duke u rritur.
Pacientët në spitale, shtëpitë e kujdesit dhe tjera mjedise institucionale nuk janë të përfshirë në këto të dhëna.
Ky studim është një nga një numër që synon të sigurojë informacion mbi koronavirusin brenda MB./arbresh.info/
Endrit Thaçi për marshin: Është shumë emocionues – sot nuk k...
Marshi për Drejtësi, OVL e UÇK-së: Ftojmë Specialen t’i numë...
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...