Ky është momenti kur një aeroplan u rrëzua në det nga ku mbetën të vdekur gjashtë persona në bord.Kjo ndodhi vetëm pak metra larg një hoteli luksoz përgjatë bregdetit të Tajlandës, shkruajnë mediat e huaja.
Dhe pamjet thuhet se tregojnë Viking DHC-6 Twin Otter duke u zhytur në ujë në distriktin Cha-am, rreth 80 milje në jugperëndim të kryeqytetit, Bangkok
Mysafirët e tmerruar në një hotel aty pranë panë aeroplanin teksa u përplas në oqean gjatë një ushtrimi ‘praktikimi parashute’ pak pas orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale.
Isara Supasa tha se dëgjoi motorin e aeroplanit dhe e pa atë të zhytej në ujë të cekët.
Pesë persona u nxorën nga uji nga zhytësit, por u shpallën të vdekur në vendngjarje.
Një person i gjashtë vdiq më vonë në spital, sipas një deklarate të Policisë Mbretërore të Tajlandës në Facebook.
Autoritetet po shqyrtojnë regjistruesin e të dhënave të kutisë së zezë të aeroplanit për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...