Autoritetet në Norvegji njoftuan se kanë ndërruar jetë të paktën 23 persona që morën dozën e vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit të ri (COVID-19), 13 prej të cilëve “ndoshta janë të lidhura me efektet anësore të vaksinës”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Agjencisë Norvegjeze të Barnave (NoMA), të gjithë 13 individët ishin të moshës mbi 80-vjeçare.
NoMA theksoi se efektet anësore nga vaksina Pfizer/BioNTech, të tilla si ethe dhe të përziera, ndoshta kanë çuar në vdekjen e disa pacientëve më të moshuar.
Mediat lokale raportojnë se drejtori mjekësor i agjencisë NoMA, Steinar Madsen, theksoi se midis 13 viktimave, në nëntë raste u regjistruan efekte anësore serioze, ndërsa në shtatë raste efekte anësore më pak të rënda.
Norvegjia filloi vaksinimin kundër pandemisë muajin e kaluar, menjëherë pasi vaksina Pfizer/BioNTech u miratua nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Sipas të dhënave nga “OurWorldInData” me seli në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ndjek vaksinimin kundër pandemisë, deri më tani në Norvegji rreth 33 mijë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Shifrat e fundit tregojnë së që nga shpërthimi i pandemisë në Norvegji janë konfirmuar 57.736 raste të koronavirusit, përfshirë 511 viktima.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj