Përmes intervistave të realizuara me njerëzit që kanë arritur të largohen nga Koreja e Veriut, Radio Open në Seul ka zbuluar një raport shokues, ku thuhet se Koreja e Veriut fiton rreth 800 milionë dollarë në vit duke plaçkitur rreth 400 mijë punëtorët që trajtohen si skllavë.
Të arratisurit kanë folur për një sistem qeveritar të quajtuar ‘sistem policor’ ose “dolgyeokdae” në gjuhën koreane, e cili sistem ndihmon regjimin për rekrurtimin e jetimëve dhe të rinjëve të paprivilegjuar, të cilët kanë arritur të mbarojnë vetëm shkollën e mesme dhe janë në gjendje të dobët fizike, transmeton koalb.com.
Sipas raportit të gjithë punëtorët që trajtohen si rob nuk janë paguar asnjëherë për punën e tyre.
Park Kyung-ho, i cili dezertoi në vitin 2009 pasi kishte punuar për tre vite në një kompani të drejtimit, ka folur për kushtet e tmerrshme që ka duruar.
“Nuk jam paguar asnjëherë për punën që kam bërë dhe që nga dita e parë e punës, unë kam bartur nga 75 kilogramë tulla deri në katin e 20-të. Kur jam paguar, me ato të holla kam arritur të blejë vetëm një paketë sheqera dhe dy paketa patate të ëmbëla”, tha ai.

“Qëllimi im ka qenë të hyjë në Partinë e Punëtorëve, sepse kam menduar që njerëzit si puna ime, që kanë jetuar në varfëri, do të gjenin rrugën më të lehtë”.
Një tjetër dezertor deklaroi se kur regjimi vendos që prodhimi duhet të rritet, punëtorët do të duhet të punojnë nga pesë të mëngjesit deri në mesnatë.
Në raport thuhet se punëtorët janë të detyruar të ndjekin një diciplinë ushtarake, duke vuajtur rrahje dhe urinë ekstreme, si dhe skllavërin e ashpër.
Ndonjëherë, ‘mungesa e diciplines’ nga ana e punëtorëve ka rezultuar edhe dëmtime fizike apo edhe me vdekje.
Ky abuzim i punëtorëve, të cilët shpesh janë fëmijë, është edhe arsyeja më e madhe që disa nga koreano veriorët arratisen.
/Arbresh.info
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...