Zyrtarët në Kinë po përpiqen të frenojnë shpërthimet në disa rajone, duke përfshirë qytetin veriperëndimor të Xi’an, ku 13 milionë banorë janë futur në izolim që nga e enjtja.
Kina ka raportuar raste, 87 prej të cilëve janë raste lokale, duke shënuar numrin më të lartë të të infektuarve në 4 muaj, shkruan CNN transmeton arbresh.info
Rastet nga Xi’an deri më tani janë përhapur në pesë qytete të tjera duke përfshirë Pekinin, sipas mediave shtetërore. Kina është në gatishmëri të lartë për të mbajtur në kontroll virusin ndërsa po përgatitet për Lojërat Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në shkurt.
Kina ka raportuar 100,871 raste dhe rreth 5,000 viktima që kur virusi u shfaq për herë të parë në qytetin e Wuhan në fund të vitit 2019. / arbresh.info/
Prokuroria sekuestron pasuri me vlerë 5 milionë euro në Vlor...
Vendim disiplinor në Trepçë, largohen përkohësisht 5 punëtor...
Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker
Numërohen 27% e votave për deputetë
Operacioni “White Star”/ Pesë të arrestuar, sekuestrohen arm...
Radoniqi: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pritet të s...