Qindra pasagjerë janë gjendur të bllokuar në Britaninë e Madhe ditën e sotme pas vendimit të autoriteteve europiane përgjegjëse për aviacionin civil për të pezulluar fluturimet e kompanisë ”Turkmenistan Airlines” për arsye sigurie.
Kompania kombëtare ajrore e Turkmenistanit kryente disa fluturime javore që lidhnin qytetet e Londrës (Heathrow) dhe Birmingham me Amritsar dhe Nju Delhin, në Indi kryesisht nëpërmjet Achkhabad, kryeqyteti i Turkmenistanit.
‘’Agjencia europiane e sigurisë ajrore (AESA) pezulloi fluturimet e ‘’Turkmenistan Airlines’’ që niseshin dhe kishin si destinacion BE-në, në pritje të konfirmimit të përputhshmërisë me standartet ndërkombëtare të sigurisë ajrore’’, deklaroi Ministria britanike e Punëve të Jashtme në një njoftim për udhëtarët.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...