Deputetët gjermanë kanë miratuar një ligj të ri që pezullon për dy vite të drejtën e bashkimit familjar për refugjatët pa status të plotë azili.
Sipas raportimit të AFP-së, kjo masë vjen si pjesë e politikave të reja të qeverisë së kancelarit Friedrich Merz për të frenuar emigracionin.
Sipas ligjit të miratuar në Bundestag, familjarët e refugjatëve që gëzojnë mbrojtje dytësore nuk do të kenë mundësi të aplikojnë për t’u bashkuar me ta në Gjermani për një periudhë dyvjeçare.
AFP ka shpjeguar se mbrojtja dytësore u jepet refugjatëve që nuk përmbushin kriteret për azil politik, por që rrezikojnë tortura apo dënim me vdekje në vendin e tyre të origjinës, ndaj u jepet e drejta e qëndrimit të përkohshëm për arsye humanitare.
Lidhur me këtë ndryshim, ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, është shprehur në Bundestag duke thënë se vendimi reflekton prioritetin e qeverisë për “njerëzi dhe rregull” në politikat e emigracionit.
“Ndërkohë që Gjermania mbetet e hapur ndaj botës, kapacitetet e sistemeve tona sociale kanë kufijtë e tyre,” ka thënë ai, transmeton Express.
Tutje ai ka theksuar se sistemet e arsimit, strehimit dhe kujdesit shëndetësor janë nën presion të madh, ndaj emigracioni duhet të jetë i kufizuar në përputhje me kapacitetet.
Ishulli grek ofron akomodim falas për ata që kujdesen për ma...
Rinia e PDK-së zhvillon sot aksion simbolik para ndërtesës s...
MPB lanson linjën 0800 pa pagesë për Ligjin për të Huajt dhe...
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...
Prokuroria e Pejës paralajmëron intervistimin e mbi 200 komi...
Moti për sot në Shqipëri me reshje shiu të dendura, borë në ...