Qeveria Irakiane të mërkurën tha qe militantët e ISIS kishin kërcënuar vendin arkeologjik Nimurd në veri të Irakut.
Ministria e turizmit dhe antikitetit në një deklaratë qe e postuan në facebook than që grupi terrorist vazhdon të sfidojë vullnetin botërorë dhe ndjenjat e humanizmit. Deklarata nuk kishte përmbajtje lidhur me demet qe kishin shkaktuar ne vend.
Drejtori I zyrës Irakiane të UNESCOs shkroi ne twiter se sulmi kishte për qëllim dëmtimin e trashëgimisë Irakiane, njëkohësisht arkeologu Irakian Lamia al-Galiani tha për BBC-në se ISIS donin të fshinin historinë tonë.
Deklarata e qeverie doli disa dit pasi ISIS kishin publikuar një video që tregonte militantet duke shkatërruar me çekan artefaktet e lashta qe mbaheshin me muzeun e qytetit verior te Irakut, Mosul. Deklaratat e bëra nga njeriu ne video përshkruanin thesaret si simbole admiruese qe duheshin te shkatërroheshin.
Ekspertet thane qe shkatërrimi I raportuar I faqes arkeologjike me lokacion ne jug të Mosulit risjell asgjësimin Taliban të status së madhe të Budës në Avganistan ne vitin 2001, thane ekspertet.
Vitin e kaluar, militantet kishin shkatërruar xhaminë e profetit Younis ose Jonah dhe xhaminë e profetit Jirjis, dy vendet e shenjta dhe te lashta te Mosulit.
Ata gjithashtu kërcënuan te shkatërronin Minaren e lashte te Mosulit 850 vjet te vjetër por banorët e rrethuan ndërtesën duke mos lëne militantet qe te afroheshin./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=Kgvakdb-gBM
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...