
epa06566509 Pro EU protesters wave a joined EU and Union flag outside of the British Parliament in Westminster, central London, Britain, 26 February 2018. Media reports state on 26 February 2018 that forecasts for the British economy are gloomy with the uncertainty over Brexit. EPA-EFE/ANDY RAIN
Ministrat britanikë kanë deklaruar se qeveria nuk është duke u përgatitur për një referendum të dytë lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Ata po shpresojnë se marrëveshja e Theresa Mayt ka gjasa t’i marrë votat e nevojshme në kuvend, nëse bëhen disa ndryshime në të.
Kryeministrja May e kishte shtyrë votimin e marrëveshjes në kuvend javën e kaluar sepse besohej që marrëveshja nuk do të kalonte. Ajo kërkoi më tepër kohë për t’i bindur deputetët skeptikë që ta votojnë atë. Në anën tjetër, Brukseli zyrtar ka deklaruar se janë të gatshëm ta ndihmojnë këtë proces, por e kanë bërë të qërtë se nuk do ta rinegociojnë marrëveshjen.
Kur kanë mbetur më pak se katër muaj para se Britania të detyrohet të largohet nga BE-ja, ndryshimi më i madh i tregtisë dhe politikës së jashtme është duke sjellur vetëm përçarje në kuvend dhe në mesin e popullatës. Shumë politikanë e kanë përmendur si mundësi mbajtjen e një referendumi të dytë ose daljen nga blloku pa marrëveshje.
Udhëheqësja aktuale e qeverisë i mbijetoi një votimi të mosbesimit nga deputetët e partisë së vet javën e kaluar, por partitë opozitare janë duke kërkuar që një mocion mosbesimi të mbahet në kuvend sërish javën e ardhmshme, shkruan “Reuters”
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...