Presidenti i Afganistanit thotë se armëpushimi i njëanshëm i qeverisë me talebanët ka përfunduar.
Presidenti Ashraf Ghani e bëri njoftimin sot. Forcat afgane të sigurisë dhe të mbrojtjes mund të rifillojnë tani operacionet ushtarake, tha presidenti. Ai shtoi se është në dorë të talebanëve nëse duan të vazhdojnë luftën apo të bashkohen në përpjekjet për paqe.
Kryengritësit kanë vrarë dhjetëra ushtarë afganë në sulme në të gjithë vendin, që kur përfundoi armëpushimi i shkurtër për Fitër Bajramin këtë muaj.
Pezullimi i pashembullt i luftimeve për disa ditë u arrit në përgjigje të një armëpushimi një javor nga forcat qeveritare, që më pas u shty në dhjetë ditë, por që përfundoi sot.
Talebanët nuk i kanë përfillur thirrjet e qeverisë afgane, të cilën e quajnë “kukull” të Shteteve të Bashkuara dhe kanë kërkuar bisedime direkte me amerikanët për të ndalur luftimet. Uashingtoni nuk pranon të zhvillojë bisedime me kryemingritësit dhe këmbëngul që procesi i paqes duhet të udhëhiqet nga afganët, të cilët të marrin në dorë zbatimin e tij.
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...
Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin,...
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...