Krimea u aneksua zyrtarisht me 18 mars 2014, por vendimi që të pushtohet dhe t’i bashkëngjitet Rusisë, ishte marrë natën e 23-24 shkurtit 2014, në një takim të thirrur nga presidenti rus me disa nga drejtuesit e shërbimeve sekrete.
Rusia më herët kishte mohuar nxitjen e revoltës në Krime, kundër Ukrainës, por në një film dokumentar që pritet të transmetohet këto ditë, Putin thotë se ai urdhëroi punën për “kthimin Krimesë në Rusi”, në një takim në muajin shkurt të vitit 2014.
Qëllimi i bisedimeve ishte shpëtimi i presidentit të rrëzuar të Ukrainës, Viktor Janukovich, një prorusë që pengonte demokratizimin e vendit të tij dhe integrimin në strukturat euroatlantike.
Putin në këtë dokumentar përshkruan takimin e mbajtur gjatë natës së 22 dhe 23 shkurtit 2914, me drejtuesit e shërbimeve speciale të Rusisë, ku ishte i pranishëm edhe ministri Mbrojtjes.
“Pas përfundimit të takimit, i thash kolegëve të mi që ne jemi të detyruar të sjellim Krimenë përsëri në Rusi”, thotë Putini në këtë dokumentar.
Vetëm katër dit më vonë, persona të armatosur, që në fakt ishin njësi speciale të Rusisë, uzurpuan parlamentin e Krimesë dhe ngritën flamurin rus.
Një votim për të ardhmen Krimesë, i hedhur poshtë gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, u mbajt më 16 mars dhe dy ditë më vonë Putin nënshkroi një ligj mbi aneksimit të saj nga Rusia.
Plani i operacionit për të aneksuar Krimenë u mbajt sekret, dhe Putini mohonte çdo përfshirje, por një vit më vonë, vet Putini pranon se ka urdhëruar operacionin për vendosjen e trupave dhe aneksimin e Krimesë.
Inter Miami kërkon të ribashkoj Messin me ish-shokët e skuad...
Enrique Iglesias dhe Ricky Martin koncert në Shqipëri dhe më...
Barcelona kërkon 70 milionë euro për Raphinhan
Osmani për përplasjet e Kurtit me SHBA-në: Edhe mes miqve e ...
Moska thotë se bombarduesit strategjikë rusë dhe kinezë u sh...
Greqia kërkon ndihmën e Turqisë për migrantët