Presidenti slloven, Borut Pahor, i ka ofruar homologut rus, Vladimir Putin, që takimin e parë me presidentin amerikan Donald Trump ta mbajë në Lubjanë, ka thënë Pahor gjatë vizitës së tij në Rusi.
“Lubjana, dhe Sllovenia në përgjithësi, janë zgjedhje e shkëlqyer për takim dhe dialog të tillë. Megjithatë, vendimi nuk varet vetëm nga Rusia, por nga rrethana tjera të ndryshme”, ka thënë Putinio në një konferencë shtypi, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave sllovene, Pahori – edhe pse nuk ka mandat zyrtar nga BE – kërkoi nga Putini të ndihmojë në arritjen e një armëpushimi në Ukrainën lindore, në shkëmbim të zbutjes së sanksioneve evropiane kundër Rusisë.
Pahori në Moskë do të takojë edhe Patriarkun e Kishës ruse, Kirilin, si dhe kryeministrin Dmitry Medvedev. Të shtunën ai do të jetë në Shën Petersburg, ndërsa të dielën në Ukrainë.
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...
Sot varroset Faruk Isufi, i cili u vra tragjikisht nga vëlla...
Shemben dy ndërtesa në Stamboll, autoritetet nisin operacion...
Kurti ka pranuar një mori urimesh për fitoren në zgjedhje dh...
Katar, 6 të vdekur pas rrëzimit të helikopterit ushtarak