Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se është i vetëdijshëm për situatën rreth Yeygney Prigozhin, kreut të grupit famëkeq rus, Wagner.
Sipas medias shtetërore ruse, TASS, Putin është po ashtu i vetëdijshëm se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, ka nisur një çështje penale për kreun e Wagner, duke e akuzuar atë për thirrje për rebelim të armatosur.
Sipas TASS, Komiteti Kombëtar i Antiterrorizmit tha se akuzat e përhapura nga Prigozhin “nuk kanë bazë”, shkruan CNN.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu se Putini është i vetëdijshëm për situatën dhe “po merren të gjitha masat e nevojshme”.
Kujtojmë se Prigozhin akuzoi të premten udhëheqjen ushtarake ruse për goditjen e një kampi ushtarak Wagner dhe vrasjen e një numrit të madh të forcave të tij mercenare.
Prigozhin pretendoi se Ministria Ruse e Mbrojtjes e mashtroi Wagnerin dhe ai u zotua se do t’u përgjigjej këtyre “mizorive”.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...