Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se pagat e disa zyrtarëve të tij kryesorë duhet të ulen për 10 për qind për shkak që ekonomia e vendit është tronditur nga kolapsi.
Sipas dekretit i cili u nënshkrua sot nga presidentit rus, paga e Putinit, e kryeministrit Dimitri Medvedev, Prokurorit të Përgjithshëm Yuri Chaika dhe kryetarit të Komitetit investigativ Alexander Bastrikina do të reduktohet për 10 për qind nga 1 marsi deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Ky veprim vjen pasi që gati një vit më herët Kremlini njoftoi se paga Putinit ishte trefishuar. Presidenti rus më parë kishte fituar më pak se ministrat e tij.
Putin në 2013, raportoi 74.000 €, që është më pak se në vitin 2012, kurse Medvedev si kryeministër kishte fituar 85.500 €.
Nëpunësit civilë të nivelit të lartë, apo siç atyre u pëlqen ta quajnë veten “nëpunës publik” kanë një mesatare të pagës prej 171.000 rubla, nje rrogë e cila mbërrin rreth 2600 € në muaj.
Ekonomia e Rusisë u godit rëndë nga sanksionet perëndimore që ju imponuan Moskës për përfshirje të dyshuar në konfliktet në lindje të Ukrainës, të cilat në kombinim me rënien e çmimeve të naftës, shkaktuan një rënie dramatike të brendshme në dhjetor të vitit të kaluar, duke përgjysmuar vlerën e saj kundrejt dollarit./arbresh.info/
Ten Hag: De Gea nuk e ka të garantuar vendin në formacionin ...
Shefi i EULEX-it dënon sulmet ndaj KFOR-it në veri: Sot sund...
Armëpushimi i Sudanit do të zgjatet me pesë ditë
Basha dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Njohja e Kosovës ...
Kryetari i Leposaviqit mbetet i bllokuar – do ta kalojë natë...
Vuçiq nesër do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës ...