Rusia mund të përdorë armë bërthamore vetëm në rast të ndonjë sulmi bërthamor të afërt, apo nëse ka ndonjë kërcënim ndaj ekzistencës së vendit, ka thënë Vladimir Putin në një intervistë për NBC.
“Mund të jenë vetëm dy arsye që mund të na bëjnë të përdorim armët bërthamore; një sulm kundër nesh me armë të tilla apo një sulm ndaj Rusisë me armë konvencionale. Por rasti i dytë është vetëm nëse e kërcënon ekzistencën e shtetit rus”, ka thënë Putin, transmeton portali arbresh.info
Putin tha se ai kishte ofruar bashkëpunimin për përmirësimin e përbashkët të mbrojtjes raketore me Shtetet e Bashkuara, por ishte refuzuar, kështu që ai duhej të vepronte në interesin më të mirë të Rusisë.
“Në vend që të krijojnë kërcënime ndaj njëri-tjetrit, fuqitë e mëdha duhet të bashkojnë përpjekjet e tyre në mbrojtjen kundër terroristëve”, tha ai.
Duke komentuar sugjerimet se Rusia mund të nxiste një luftë të re të ftohtë, theksoi Putin, “individët që kanë thënë se ka filluar një luftë e re e ftohtë nuk janë analistë, ata bëjnë propagandë”./Arbresh.info/
Haradinaj për Ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar, Kosova s...
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...