Vladimir Putin ka zbuluar kur do të hedhë raketa bërthamore mbi Perëndimin.
Ai e ka bërë të qartë që nëse sulmohet Rusia dhe përballej me zhdukjen, atëherë edhe bota nuk e meriton të shpëtohet, transmeton portali arbresh.info
Në një dokumentar televiziv ai ka thënë: “Dua t’ju tregoj juve, dhe dua të bëhet e ditur tani dhe në rajon.
“Planet tona për ta përdorur arsenalin bërthamor, shpresoj që nuk do të ndodhë asnjëherë, planet tona teorike për përdorim janë të ashtuquajtura hakmarrëse, kundërsulme.
“Një vendim për përdorimin e armëve bërthamore mund të bëhet vetëm nëse sistemi ynë paralajmërues i raketave regjistron jo vetëm fillimin e raketave, por gjithashtu jep një parashikim të saktë të trajektoreve të fluturimit dhe kohën kur bombardimet bien mbi Rusinë”.
“Po, kjo do të jetë një katastrofë globale për njerëzimin. Do të jetë një katastrofë globale për botën.
“Por si qytetar i Rusisë, si kreu i shtetit rus unë dua të pyes – pse kemi nevojë për një botë nëse Rusia pushon së ekzistuari”?
Putin gjithashtu ka thënë se është i dëshpëruar me sistemin politik amerikan./Arbresh.info/
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...