Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se Rusia do ta pezullojë pjesëmarrjen në traktatin me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve.
“Në këtë aspekt, jam i detyruar të njoftoj se Rusia është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët strategjike”, ka thënë Putin në fjalimin para kombit.
Ai ka thënë se Rusia nuk po tërhiqet nga marrëveshja, mirëpo vetëm po e pezullon pjesëmarrjen.
Putin ka thënë po ashtu se Rusia duhet të jetë e gatshme që të testojë armët bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara e kryejnë të parat një testim të tillë.
E ashtuquajtura START-i i Ri, është marrëveshja e vetme për armët bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e cila është zgjatur për pesë vjet më 2021.
E nënshkruar fillimisht më 2010, ky traktat ua kufizon palëve posedimin e kokave bërthamore me rreze të gjatë në 1.550, shifër më e vogël sesa ajo që ka qenë në marrëveshjen fillestare. /rel/
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...
Trump njofton se armëpushimi Izrael–Liban është zgjatur për ...
Edi Rama publikon pamje nga stërvitja e Forcave Speciale: El...
Brenda Kuvendit vendoset portreti i Eliot Engel në nder të t...
Haradinaj bën homazhe në nderim të akademik Rexhep Qosja