Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një version të ri të politikës shtetërore në frenimin bërthamor, që lejon armët bërthamore të përdoren për të zmbrapsur një sulm armësh konvencionale nëse kërcënon atdheun, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Parimeve Themelore të Politikës së Shtetit, politika bërthamore e Rusisë ka një karakter mbrojtës, bërthamat janë zhvilluar për të parandaluar agresionin e mundshëm dhe do të përdoren për të mbrojtur vendin ose aleatët e tij.
Kjo politikë përcakton kushte për përdorimin bërthamor, për sulmin e armikut ndaj objekteve kritike, agresionin kundër Rusisë me armë konvencionale, kërcënimin e ekzistencës së vendit, si dhe për përdorimin e armëve bërthamore ose armët e tjera të shkatërrimit në masë kundër Rusisë apo aleatëve të saj.
Politika e re zëvendëson një dokument më të vjetër që u nënshkrua 10 vjet më parë dhe që skadoi në fillim të këtij viti.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...