Presidenti rus, Vladimir Putin, do ta marrë vaksinën e vendit të tij kundër koronavirusit, Sputnik V.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të dielën se presidenti, së shpejti, “do të njoftojë vetë, në lidhje me vendimin”.
Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e Rusisë ka miratuar përdorimin e vaksinës te personat mbi 60 vjeç.
Ministria tha se vaksina është më shumë se 90 për qind efektive për këtë grup-moshë. Putin është 68 vjeç.
Gjatë një konference për media më 17 dhjetor, Putin ka thënë se do ta marrë vaksinën pasi të zgjidhen “të gjitha çështjet formale”.
Rusia e ka miratuar vaksinën Sputnik V më 11 gusht, duke e bërë atë vaksinën e parë të koronavirusit që fiton miratimin zyrtar.
Sipas statistikave të Qeverisë ruse, mbi tre milionë njerëz janë infektuar me koronavirus në Rusi, prejse ka nisur pandemia në pranverë.
Prej tyre, mbi 54,700 pacientë kanë humbur jetën./REL/
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten