Një mural i ri është shfaqur në Bregun Perëndimor, në të cilit shihet Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, “duke u puthur”.
Turistët që kanë kaluar pranë murit, janë ndalur që të bëjën selfie me muralin, i cili ka ngjallur reagim në mediat sociale, transmeton portali arbresh.info
Murali është kryer nga artisti Australian, i injohur si Lushsux, i cili për Reuters ka theksuar se ka dashur të tërheqë vëmendjen tek palestinezët, të cilët sipas tij jetojnë “në një burg të përjetshëm”.
“Muri është mesazh në vete”, ka thënë artsiti. “Nuk kam nevojë të shkruaj “Liri për Palestinën” apo ndonjë frazë tjetër direkte, sepse njerëzit do ta injoronin”, thekson ai.
Netanyahu, i cili kishte raporte të ftohta dhe gati armiqësore me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, kohëve të fundit ka vlerësuar Presidentin Trump, i cili nuk ka miratuar marrëveshjen bërthamore me Iranit.
Kryeministri i Izraelit, veprimin e Trumpi e ka quajtur “të guximshëm”./arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...