Presidenti i rajonit autonom të Katalonisë ka dështuar të sqarojë nëse ai ka shpallur pavarësinë, në një letër drejtuar Madridit.
Spanja ka lëshuar një afat për Carles Puigdemont për të sqaruar qëllimet e tij, apo të ballafaqohet me sundim të drejtpërdrejtë, transmeton portali arbresh.info
Në vend të kësaj, lideri katalunas ka bërë thirrje për negociata në dy muajt e ardhshëm.
Puigdemont shpalli pavarësinë javën e kaluar pas një referendumi të diskutueshëm – por menjëherë e pezulloi deklaratën për të lejuar bisedimet.
Ministri spanjoll i Drejtësisë Rafael Catalá tha të hënën se përgjigjja e Puigdemont ndaj afatit të Madridit ishte “jo e vlefshme”, njofton agjencia spanjolle e lajmeve Efe.
Katalá tha se letra nuk arriti të sqarojë qëndrimin e Katalonjës apo të shpjegojë se çfarë masash po planifikonte qeveria rajonale e z. Puigdemont për të përmbushur kërkesat e Madridit./arbresh.info/
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...
Lajçaku përfshin Gjukanoviqin në dosjet e Epsteinit
Burime amerikane: ShBA mund të nis një sulm kundër Iranit të...
Abdixhiku pas votëbesimit: U bëj thirrje të gjithëve të kthe...
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin