Rusia po teston një armë speciale për kthimin e kozmonautëve të bllokuar në zona të largëta, njoftoi kreu i agjencisë hapësinore të shtetit.
Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë Roscosmos zbuloi se një armë mund të përfshihej në paketën e urgjencës që u jepej kozmonautëve deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo armë, në fakt, tashmë po testohet”, i tha ai agjencisë së lajmeve TASS.
Masa pason vendimin për të nisur misione të drejtuara nga kozmodromi i Vostochny, i vendosur në Lindjen e Largët të vendit – Rusia deri vonë ishte mbështetur kryesisht në kozmodromin Baikonur në Kazakistanin fqinj.
“Është e mundur që uljet të jenë gjithashtu në zonën (Lindja e Largët), e cila nuk është e populluar, me pyll dhe stepë pyjore, dhe kozmonautët po thonë se do të ishte mirë që të ketë (një armë) në çantë,” Rogozin ka shtuar.
Kozmonauti Oleg Kononeko, i cili u ul në tokë në qershor pasi komandoi një mision në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, gjithashtu i tha Tass se ishte e nevojshme një armë.
Nga viti 1986 deri në vitin 2007, kozmonautët rusë mbajtën armët e mbijetesës TP-82 në paketat e tyre të urgjencës. Arma kishte një stoq të shkëputshëm të shpatullave që përfshinte një hanxhar./arbresh.info/
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...