Kryebashkiaku i Hamburgut, Olaf Scholz, kërkoi ndjesë për banorët e qytetit të tij të mërkurën mbi dhunën e protestuesve të cilët shkatërruan një pjesë të qytetit, shkruan Reuters.
Rreth 20,000 policë u përpoqën të përmbajnë disa qindra militantë anti-kapitalistë që u vunë zjarrin disa makinave, plaçkitën dyqane dhe hodhën kokteje molotovi dhe gurë gjatë samitit të 7 dhe 8 korrikut, transmeton portali arbresh.info
Scholz, një socialdemokrat i lartë, i cili ishte parë si një lider i mundshëm i partisë së ardhshme para dhunës në samitin, tha se nuk ishte e mundur që të sigurontë secilën pjesë të qytetit gjatë samitit, duke shtuar:
“Për çfarë ndodhi, u kërkoj falje qytetarëve të Hamburgut”.
Scholz, i cili është ballafaquar me thirrjet për dorëheqjen e tij nga anëtarët e konservatorëve të kancelares Angela Merkel në Hamburg, fajësoi ‘një bandë kriminale’, ndërsa shtoi se ndjehet i lehtësuar që nuk ka pasur viktima.
Në përgjithësi, 476 oficerë policie janë plagosur gjatë protestave, 186 persona janë arrestuar dhe 225 ishin vendosur në paraburgim./Arbresh.info
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...