Kryeministri australian, Scott Morrison u gjuajt me domate dhe gjak të rremë gjersa vetura e tij u sulmua nga protestuesit gjatë një vizite në Universitetin e Queensland.

Morrison ishte duke vizituar qendrën e zhvillimit të vaksinave të universitetit, ku po punohet për një vaksinë COVID-19, kur u vu në shënjestër të protestuesve që lanë veturën e tij dhe një ndërtesë me lëng të kuq.
https://twitter.com/i/status/1315462781794021377
Ai u shoqërua me protesta pasi u bllokua në një ndërtesë të kampusit, ndërsa protestuesit – të cilët po demonstronin për të rritur ndërgjegjësimin për ndalimin e refugjatëve në Australi – hodhën ngjyrë të kuqe dhe domate, transmeton Telegrafi.
Protestuesit nga grupi i bashkësisë së solidaritetit të refugjatëve Meanjin thanë në një deklaratë se po protestonin për ndalimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve në paraburgimin të imigracionit.
Australia është vënë në kritika për politikat e saj të imigracionit dhe trajtimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve.
https://twitter.com/i/status/1315471306364604416
Ndryshe, kushtet në qendrat e paraburgimit në ishujt e largët të Manus në Papua Guinea e Re dhe në Nauru në Paqësor janë përshkruar nga Kombet e Bashkuara si “të ashpra” dhe “joadekuate”, ndërsa Amnesty International e quajti Nauru një “burg në ambient të hapur”.
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...