Me qindra protestues pro Palestinës u mblodhën pranë hotelit ku është duke qendruar kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington.
Zona është blinduar nga forcat e policisë, ndërsa dronët janë ngritur në ajër për të bërë të mundur evidentimin e individëve të rrezikshëm. Me qindra persona protestuan kundër “gjenocidit” në Gaza e Netayahu-t përpara një kordoni policie.
Netanyahu pritet të flas sot në Kongresin amerikan, në lidhje me luftën e ushtrisë së tij në Gazë. Ndërkohë, ditën e enjte është planifikuar që ai të takohet me presidentin amerikan Biden.
Pavarësisht luftës, SHBA-ja ka vazhduar mbështetjen për Izraelin, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në sigurimin e armëve, por Biden ka shprehur disa herë shqetësime për sjelljen e Izraelit./ rtsh.al /
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell