Protestuesit në provincën Basra në jug të Irakut kanë bllokuar rrugët kryesore që lidhin portin më të madh të vendit, Umm Qasr, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale, dhjetëra protestues kanë mbyllur të gjitha rrugët kryesore drejt portit, duke mos lejuar kalimin e kamionëve të mallrave.
Porti Umm Qasr, i cili gjendet në Basra, provincën e vetme irakiane që ka dalje në det, është një vendkalim i rëndësishëm i mallrave për Irakun.
Porti ka mbetur i mbullur edhe më parë si pasojë e protestave antiqeveritare që vazhdojnë nga 1 tetori.
Abdulkerim Halef, zëdhënësi ushtarak i kryeministrit Adil Abdul-Mahdi, më 6 nëntor tha se dëmi që protestat kanë shkaktuar në ekonominë e vendit ka kaluar në mbi gjashtë miliardë dollarë.
Ndryshe, protestat kundër papunësisë, korrupsionit dhe mungesës së shërbimeve publike në Irak nisën më 1 tetor, për t’u ndërprerë për shkak të ceremonive Arbain dhe rifilluar sërish më 25 tetor.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut pranë Kuvendit të Irakut ka njoftuar se 319 protestues kanë humbur jetën në demonstrata nga 1 tetori, kurse rreth 15 mijë janë plagosur.
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjet...
Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime...
Rina Maloku rikthehet pas një kohe të gjatë në rrjete social...
Kosovë, Shqipëri, Kroaci – mbahet takimi trepalësh për forci...
Tatimi i dyfishtë eliminohet: Ambasada e Kosovës në Itali je...