Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Hong Kong. Një protestues, i cili mbante edhe një thikë me vete i ka kafshuar veshin një politikani lokal duke bërë që e gjithë skena e përplasjes të ngjante si “film horror”.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se agresori që mbante një thikë në dorë shkaktoi panik të madh tek qytetarët, ndërsa i gjithë episodi i dhunshëm u regjistrua në ambientet e jashtme, pranë një qendre tregtare.
Sipas asaj që raporton “BBC”, politikani i lënduar në Hong Kong është identifikuar si Andrew Chiu, një këshilltar lokal pro-demokracisë. Turma nga ana tjetër i ka dalë në mbrojtje politikanit dhe kanë tentuar ta neutralizojnë agresorin.
Nga përplasja mes tyre mbetën gjashtë persona të plagosur, ndërsa u arrestuan edhe tre të tjerë. Prej disa muajsh Hong Kongu po përballet me protesta agresive, ku dhuna ka qenë kryefjalë e veprimit të qytetarëve./standard/

Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Ndërrohet ora
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...