Policia e Hong Kong-ut ka përdorur sprej (spray) për t’i shpërndarë protestuesit dhe i ka arrestuar disa prej tyre të dielën pasi disa grupe të vogla të tyre i shenjestruan disa qendra tregtare, duke i dhënë fund një qetësie relative në qytetin me autonomi të kufizuar.
Protestat e dhunshme dhe vandalizmi shpërthyen në disa lokacione. Policia u kundërpërgjigj me sprej në të paktën dy qendra tregtare.
Një vajzë e shkollës së mesme dhe një djalë 16-vjeçar u arrestuan në qendrën tregtare “Sha Tin”. Ata u prezantuan vetë përderisa po largoheshin nga policia.
Disa protestues të maskuar i dëmtuan edhe disa restorante të një rrjeti për shkak se vajza e pronarit të tyre i kishte kritikuar më parë protestuesit.
Ndryshe, partitë që i përkrahin protestuesit e shënuan një fitore të rëndësishme në zgjedhjet për këshillin lokal muajin e kaluar. Të dielën e kaluar, rreth 800 mijë njerëz marshuan nëpër rrugët e qytetit në mënyrë paqësore.
Protestat në Hong Kong kanë filluar para gjashtë muajve për shkak të një projektligji kundërthënës për ekstradimin e qytetarëve në Kinë. Fuqitë perëndimore kanë kërkuar që Kina ta respektojë autonominë e Hong Kong-ut, ndërsa Kina i ka akuzuar ato për ndërhyrje në çështjet e brendshme të këtij vendi, shkruan “The Guardian”
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...