Përleshje të reja mes policisë dhe protestueve kanë shpërthyer në Barcelonë.
Protestat po zhvillohen në mës të zemërimit të vazhdueshëm për burgosjen e drejtuesve të Katalonies, transmeton portali arbresh.info
Në Barcelonë është paralajmëruar një grevë e përgjithshme dhe pesë marshime, duke sjellë kështu kaos në qytet.
Policia vlerësoi se më shumë se 500 mijë njerëz kanë marrë pjesë në marshimet e të premtes.
Protestuesit bllokuan gjithashtu një autostradë në kufirin Spanjë-Francë, duke shkaktuar pengesa të mëdha.
Udhëheqësi rajonal i Katalonjës Quim Torra falënderoi ata që kishin demonstruar paqësisht dhe kritikuan rebelët.
Duke folur në Bruksel, ushtruesi i detyrës së Kryeministrit Spanjoll Pedro Sanchez paralajmëroi që ata që shkaktuan trazira do të përballen me drejtësinë./arbresh.info/
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...