Protestat në Venezuelë kundër presidentit Nicolas Maduro u mbyllën me të paktën 35 të vdekur dhe 850 arrestime në vetëm një javë, sipas një bilanci të ri të ofruar sot nga disa OJQ.
‘’Ne kemi numrin e verifikuar me mbiemër, emër, vendin dhe përgjegjësit e dyshuar të 35 personave të vrarë në radhët e manifestuesve’’, deklaroi Rafael Uzcategui, drejtor i OJQ-së ‘’Provea’’ në një konferencë shtypi në Karakas.
Uzcategui denoncoi gjithashtu tetë ‘’ekzekutime të paligjshme ‘’ pas demonstratave, gjatë operacioneve policore në disa lagje të varfra.
Ai akuzoi agjentë të FAES (Forcat policore speciale) se janë përgjegjës për këto fatkeqësi.
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...