Të paktën 23 protestues janë vrarë gjatë ditës së premte në Irak, ku forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe milicia e mbështetur nga Irani ka hapur zjarr në përpjekje për të shpërndarë protestuesit.
Protestat që kanë përfshirë Irakun janë si pasojë e korrupsionit dhe vështirësive ekonomike, transmeton portali arbresh.info
Një oficer i inteligjencës qeveritare dhe një anëtar i milicisë së fuqishme Asaib Ahl al-Haq u vranë në një përleshje me protestuesit në qytetin jugor të Amarës, thanë burimet e policisë.
Gati 1.800 njerëz u plagosën në shkallë vendi ndërsa demonstruesit dolën në rrugë për të ndezur zhgënjimin ndaj elitave politike për të cilët ata thanë se nuk kanë arritur të përmirësojnë jetën e tyre pas viteve të konflikteve.
Protestuesit kanë theksuar se kërkojnë punë, ujë, energji elektrike dhe siguri.
Këto janë protestat e dyta të dhunshme që kanë përfshirë Irakun gjatë këtij muaji.
Në protestat e mbajtura dy javë më parë janë vrarë rreth 157 njerëz dhe mbi 6 mijë janë plagosur.
Trazirat janë sfida më e madhe për kryeministrin Adel Abdul Mahdi që kur ai mori detyrën vetëm një vit më parë. Përkundër premtimeve për reforma dhe ndryshim të kabinetit, kryeministri nuk ia ka dalur që të luftojë pakënaqësinë e protestuesve./arbresh.info/
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...