Qindra banorë në disa zona më të varfëra të kryeqytetit spanjoll, në Madrid, kanë protestuar kundër masave të reja të izolimit për shkak të koronavirusit.
Masat e kufizimit që prekin disa zona, protestuesit i kanë quajtur si diskriminiuese, transmeton portal arbresh.info
Kufizimi i lëvizjeve dhe tubimeve fillon të hënën dhe prek 850,000 njerëz, shumë në zona me të ardhura më të ulëta dhe me popullsi më të lartë imigrantësh.
Protestuesit thanë se ndiheshin të braktisur dhe bënë thirrje për masa më të mira shëndetësore.
Spanja ka numrin më të lartë të rasteve me koronavirus në Europe.
Në Vallecas, një rreth jugor me një nga nivelet më të larta të infeksioneve në kryeqytet, banorët thanë se sistemi shëndetësor ishte i paralizuar dhe se ata ndiheshin të stigmatizuar dhe të frikësuar se kufizimet e reja do t’i privonin nga të ardhurat.
Sipas ministrisë së shëndetësisë të Spanjës, vendi ka konfirmuar më shumë se 640,000 raste koronavirusësh që nga fillimi i pandemisë, me gati 120,000 prej tyre në dy javët e para të shtatorit. Vendi ka raportuar më shumë se 30,000 vdekje.
Disa brohorisnin “Vallecas nuk është një geto” ndërsa banderola thoshte “Jo veçimit” dhe “Jo një bllokimi të bazuar në klasë”./BBC/arbresh.info/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...