Një numër i madh i policëve në Paris është detyruar të përdore gaz lotsjellës pasi shumë protestues sulmuan me bombola gazi dhe armë tjera të improvizuara.
Protesta e anarkistave ka zënë vend një ditë para zgjedhjeve presidenciale, transmeton portali arbresh.info.
Anarkistët kanë ndërhyrë në një tubim paqësor të organizuar nga sindikatat dhe komunistët e krahut të majtë.
Protestuesit e maskuar hodhën shishe dhe gurë drejt policisë. Anarkistët e veshur me zi infiltruan demonstratën, duke filluar sulmin e tyre të tmerrshëm ndaj forcave të rendit dhe ligjit në Place de la Bastille – vendi i lindjes së Revolucionit Francez.
Protesta vjen pasi komentit të koordinatorit të Marine Le Pen, i cili tha se ‘Franca mund të shkojë drejt një lufte civile, nëse vendi vazhdon të goditet nga sulmet terroriste’./Arbresh.info
“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja më e madhe” ̵...
Pamjet e 24 marsit 1999 në Prishtinë, momenti që shënoi kthe...
Dy persona ndalohen në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit...
Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...