Një oficer policie u vra dhe një koleg i tij u plagos rëndë në Bolivi gjatë përleshjeve të zhvilluara midis mbështetësve të ish-Presidentit Evo Morales dhe forcave të sigurisë.
“Pati të shtëna me armë, një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë”, tha zëvendësministri i Brendshëm Johnny Aguilera.
Trazirat shpërthyen në qytetin minerar të Yayagua, në rajonin Potosi. Më herët, Presidenti Luis Arce njoftoi një operacion të përbashkët nga policia dhe ushtria për të hequr bllokadën e një autostrade kryesore në pjesën qendrore të vendit.
Që nga 2 qershori, mbështetësit e Morales kanë bllokuar dhjetëra rrugë në shtetin e Andeve, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit në largim Arce, të cilin e akuzojnë si përgjegjës për krizën e thellë ekonomike të vendit, si dhe për manipulimin e gjyqësorit dhe autoriteteve zgjedhore me qëllim që të pengojnë udhëheqësin e tyre të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale më 17 gusht./abnews.al
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan