Deputeti i Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviq, bëri thirrje që ambasadori rus në shtetin boshnjak, Igor Kalabukhov të shpallet person jo i dëshirueshëm.
Ai bëri thirrje gjithashtu për protesta në shkallë të gjerë përpara ambasadës ruse derisa Kalabukhov të largohet.
“Është e detyrueshme të kërkojmë dëbimin e tij nga BeH dhe të paktën të ndalojmë komunikimin me të. Çfarë tjetër na mbetet për të provuar seriozitetin në luftën tonë për BeH. Kjo është ndërhyrja e Rusisë në përmbysjen e shtetit ligjor në BeH, Kushtetutën e BeH”, ka shkruar Mehmedoviq në Facebook.
Ambasadori rus në Bosnjë dhe Hercegovinë, Igor Kalabukhov ka thënë se ai nuk sheh asnjë problem në idenë e Milorad Dodik për një Republikë Serbe të pavarur brenda BeH.
Sidoqoftë, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai ka shtuar se për këtë duhet të ketë një kusht – që një gjë e tillë të jetë rezultat i dialogut ndërmjet të gjitha palëve në BeH.
Ndryshe, Milorad Dodik, kreu i SNSD-së dhe një anëtar i Presidencës së BeH-së, ka thënë më 12 tetor se po punonte hapur në projektin e një RS të pavarur brenda BeH-së, përpara seancës së presidencës së partisë së tij në Banja Luka.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...