Gjatë protestave në kufirin ndërmjet Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë arrestuar 32 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i patrullës kufitare të SHBA-ve, Eduardo Olmos konfirmoi se gjatë protestave në kufirin mes San Diegos dhe Tijuanas, janë arrestuar 32 persona që ilegalisht tentuan të kalojnë kufirin.
Në protestat u mblodh një grup prej rreth 300 personave, duke kërkuar deportimin e emigrantëve dhe dhënies fund të militarizimit të kufirit.
Gazetarët nga terreni theksojnë se shumë demonstruesve u janë vënë prangat.
Më shumë se 9.000 emigrantë nga vendet e Amerikës Qendrore, shumica nga Hondurasi arritën në qytetin meksikan Tijuana, dhe presin që SHBA-të t’i hapin dyert.
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...