Policia është bombarduar me koktej molotovi dhe gurë në protestat masive që kanë shpërthyer në Athinë.
Rreth 10 mijë njerëz janë mbledhur në protestë kundër projektligjit qeveritar që ka për qëllim pikërisht limitimin e tubimeve publike, transmeton portali arbresh.info.

Menjëherë pas orës 20:30 të kohës lokale, pasi një grup më i vogël protestuesish u mblodhën para ndërtesës së Parlamentit në Sheshin Syntagma, gjërat u ndezën kur protestuesve u hodhën bombolash me gaz lotsjellës dhe granata zhurmuese nga policia.
Qeveria konservatore argumenton se projektligji do të rregullojë demonstratat në rrugë, në mënyrë që ata të mos prishin publikun dhe të ndikojnë në biznes.

Drejtuesit e opozitës dhe sindikatave akuzojnë qeverinë se po përpiqet të prishë të drejtën demokratike për të protestuar.
Protesta të ngjashme shpërthyen në rreth 40 qytete të tjera greke./arbresh.info/

Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit