Pas vdekjes ishin zbuluar mesazhet me kërcënim për vdekje nga Martinez që ia kishte dërguar Ursula-s./arbresh.info/
18-vjeçarja Ursula Bahillo e cila jetonte në qytetin Rojas të provincës Buenos Aires, ishte vrarë nga ish-i dashuri i saj, polici Matias Ezequiel Martinez, i cili e kishte therur 15 herë me thik.
Në shumë qytete të Argjentinës u organizuan protesta para gjykatave me kërkesën për drejtësi dhe t’i jepet fund vrasjes së grave, pas vrasjes së Ursula Bahillo nga ish i dashuri i saj më 8 shkurt.
Protestuesit u mblodhën me thirrjen e grupit feminist “Ni Una Menos” (Askush më pak), organizuan një protestë me sloganin “Për Ursula-n, për të gjithë”, pranë gjykatës në qendër të kryeqyetetit Buenos Aires.
Qindra persona shumica prej tyre gra, duke brohoritur me slogane në duar mohuan vrasjen e grave. Protestuesit në duart e tyre mbanin pankarta me mbishkrime “Mjaft me dhunën dhe vrasjet e grave”, “Ndaloni të na vrisni”, “Askush më pak”.
18-vjeçarja Ursula Bahillo e cila jetonte në qytetin Rojas të provincës Buenos Aires, ishte vrarë nga ish-i dashuri i saj, polici Matias Ezequiel Martinez, i cili e kishte therur 15 herë me thikë.
Ursula dhe nëna e saj shumë herë kishin denoncuar në polici dhunën dhe kërcënimin e Martinez-it, por nuk kishin marrë asnjë rezultat.
Pas vdekjes ishin zbuluar mesazhet me kërcënim për vdekje nga Martinez që ia kishte dërguar Ursula-s./arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...