
Conservative activists gather to protest in Paris, Sunday Oct. 6, 2019, against a French bill that would give lesbian couples and single women access to in vitro fertilization and related procedures. Traditional Catholic groups and far-right activists organized Sunday's protest, arguing that it deprives children of the right to a father. (AP Photo/Rafael Yaghobzadeh)
Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Paris për të protestuar kundër planit të qeverisë, që lejon gratë beqare dhe lezbiket të bëhen nëna përmes trajtimit të infertilitetit.
Kjo supozohet të jetë reforma e parë më e madhe sociale në Francë, që nga legalizimi i martesave me gjini të njejtë në vitin 2013, transmeton portali arbresh.info
Duke tundur flamuj të kuq dhe të gjelbërt, një turmë prej rreth 75 mijë persona vërshuan në qendër të Parisit.
Sipas organizatorëve të protestes besohet se rreth 600 mijë njerëz janë kundër ligjit, i cili u miratua nga dhoma e ulët e parlamentit.
Presidenti Emmanuel Macron, përkundër kundërshtimeve nga krahu i djathtë, katolikëve konservatorë dhe grupeve tjera fetare, që do të mbështeste ligjin.
Në mungesë të ligjit, shumë gra janë detyruar që të shkojnë jashtë vendit për trajtime të tilla, edhe pse gjykata franceze ka refuzuar të njeh të drejtat e lindjes së nënës së dytë në rastin e çifteve të të njëjtit seks./arbresh.info/
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...