Prokurori antimafi vritet gjersa ishte në muajin e mjaltit në Kolumbi

23:57 | 11 Maj 2022

Një prokuror i profilit të lartë paraguaian që luftoi kundër krimit të organizuar në vendin e tij është qëlluar për vdekje gjatë muajit të mjaltit në Kolumbi.

Marcelo Pecci ishte në një plazh në ishullin idilik turistik Baru kur u vra nga dy persona të armatosur, transmeton portal arbresh.info

Disa orë para të shtënave, gruaja e Pecci-t kishte njoftuar në Instagram se ishte shtatzënë.

Presidenti i Paraguajit Mario Abdo Benitez e përshkroi vrasjen si “akt qyqar”.

Gruaja e Pecci-t, gazetarja Claudia Aguilera, tha se dy burra iu afruan në një plazh privat përpara se burri i saj të qëllohej. Ajo tha se nuk kishte marrë asnjë kërcënim.

Prokurori paraguaian Augusto Salas, një koleg i viktimës, tha se sulmi dukej “tipik mafioz”, shkruan AFP.

Kreu i policisë kolumbiane dhe hetuesit nga Paraguai kanë udhëtuar në vendin e vrasjes.

Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë gjithashtu hetimin, tha shefi i policisë kombëtare të Kolumbisë, gjenerali Jorge Luis Vargas.

Pecci ishte i specializuar në krimin e organizuar, trafikun e drogës , pastrimin e parave dhe financimin e terrorit.

Në vitin 2020 ai punoi në një çështje kundër ish-futbollistit brazilian Ronaldinho, i cili u arrestua duke u përpjekur të hynte në Paraguaj me një pasaportë të rreme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara